“Albini e ka nervozu Vuçiqin, mirë ka bë! S’duhet të bisedohet për Kosovën!”

Health Lajme

“-Ka qenë e pritshme se nuk do të vazhdojë ashtu, se Z. Kurti do të ketë qasje tjetër. Nxjerr disa mësime, disa gabime që janë bërë deri më tash, por nuk është mirë të thotë se nuk është bërë asgjë deri më tash dhe duhet të fillojë nga fillimi. Nga marrëveshjet e deritashme, më e keqja ishte ajo për asociacionin. Me këtë qasje, Kurti e ka nervozuar Vuçiqin dhe mirë ka bërë. Historia nuk harrohet, por duhet t’i kthehet ardhmërisë, me këto dy takime, janë kryer këto elaborime historike. Nuk them se duhet të harrohen krimet, gjithnjë duhet të përkujtohen, por shikimi duhet të jetë përpara”, ka thënë Vllasi.

Azem Vllasi, ka folur për dy takimet e para të kryeministrit Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut në Bruksel.

Vllasi në një intervistë në Deskun e KOHËS, tha se më këto dy takime, ka bindjen se ka përfunduar “elaborimi historik”, dhe se tash duhet shikuar përpara”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.